Nisja më 10 dhe 12 Mars

Vizitohet: Dubrovnik. Fjetje, Mëngjese dhe Darka për 2 Netë në Hotel në Dubrovnik. Udhëtimi me Autobus dhe Shoqërues gjatë Udhëtimit.

Dita e Parë: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegnovi , ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.

2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi.

3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.

5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

About QueenTravel

Destination Management Company (DMC)

Inbound & Outbound 

Flight tickets, Bus tickets

Car Rental

Destinations

  • Czech Republic

  • Russia

  • Spain

  • Croatia

Newsletter

Get in touch!

Tel : +355 42 344 500  
Mob: +355 69 87 88 902
E-mail: [email protected]
Address: Rr. Urani Pano nr.5, Mbrapa Hotel Tirana, Pallati Trema, Kati 1, Tirana